Dje rrezikuan mbytjen në plazhin e Golemit, dy pushuese nga Maqedonia e Veriut në gjendje të rëndë!

vovalbania August 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dje rrezikuan mbytjen në plazhin e Golemit, dy pushuese nga Maqedonia e Veriut në gjendje të rëndë!

Rrezikuan mbytjen në plazhin e Golemit, dy shqiptare nga Maqedonia e Veriut janë në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër është jashtë rreziku për jetën. Gratë e moshave 48, rreth 60 e 66-vjeçe ishin duke notuar në det dhe për rrethana që ende nuk janë zbardhur plotësisht rrezikuan të mbyteshin. Më e reja prej tyre është jashtë rreziku për jetën.

Sipas njoftimit zyrtar, të parët që i dhanë ndihmë ishin pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë së Kavajës, me shërbim në vijën bregdetare. Ato u dërguan në Spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore të specializuar ndërsa mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Në plazhin e Golemit, duke notuar kanë rrezikuar të mbyten në det tre shtetase nga Maqedonia e Veriut. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore. Shtetasja SH.A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K.A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në një tjetër zhvillim, një 32-vjeçare ndërroi jetë mbrëmë në Cërrik, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Viktima e identifikuar me inicialet I.M, 32-vjeçe po lahej në dush e fatkeqësisht gjeti vdekjen në banesën e saj, në lagjen nr.1 të Cërrikut.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1, në banesë, shtetasja I. M., 32 vjeçe, banuese në Cerrik, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65705 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE