Ekspertët ngrenë alarmin, hiqni dorë nga seksi oral gjatë shtatzënisë!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekspertët ngrenë alarmin, hiqni dorë nga seksi oral gjatë shtatzënisë!

Disa lajme të këqija vijnë për çiftet të cilat presin bebe, por nuk heqin dot dorë nga seksi oral. Siç zbulojnë ekspertët, do të mund të ndodhin pasoja serioze për gratë të cilat bëjnë seks oral gjatë shtatzënisë.

Për shkak të sistemit të imunitetit, shtatzënat kanë rrezik më të madh që të infektohen me sëmundje seksualisht të transmetueshme, veçanërisht në tremujorin e tretë. Rrezik më i madh është nëse nëna shtatzënë apo partneri i saj kanë problem me linë gjenitale të ujit – Varicellae. Nëse nëna infektohet me këtë virus, ekzistojnë 50% shanse që fëmija të lindi me këtë virus.

Megjithatë, rreziqet janë të vogla te bebet e lindura me prerje cezariane. Pra, për nënat të cilat kanë sëmundje seksualisht të transmetueshme, lindja me prerje cezariane është mënyra shumë më e sigurt që të lindë bebe të shëndetshme. Sëmundjet e tilla mund të barten madje edhe nëse partneri përdor prezervativ, prandaj mënyra më e sigurt për të shmangur infeksionin gjatë shtatzënisë është heqja dorë nga seksi oral. Doktorët insistojnë që partnerët të verifikojnë shëndetin e tyre dhe të konsultohen me ta nëse vërejnë simptoma të ndonjë prej sëmundjeve të transmetueshme, në mënyrë që të caktojnë terapinë sa janë në kohë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE