Ford prezanton projektin e ri ambicioz!
Në deklaratën e fundit për shtyp, Ford prezantoi projektin e ri ambicioz me prodhuesin jug-korean të baterive SK, dhe me EcoPro, gjithashtu një firmë me bazë në Korenë e Jugut, e cila fokusohet në bateritë dhe gjithashtu studimin dhe zhvillimin e makinave elektrike. Të tre kompanitë kanë nisur ndërtimin e një fabrike të re të katodave të baterive në Quebec të Kanadasë.
Fabrika kërkon një investim të madh prej 825 milionë eurove dhe shtrihet në një hapësirë prej 280 mijë metra katror me një ndërtesë 6 katëshe ku do punësojë rreth 345 punëtorë nga stafi i shitjes e deri tek inxhinierët. Vendndodhja e saj është në të ashtuquajturën “lugina e baterive” në Quebec, pasi në zonë gjenden edhe fabrika të tjera që lidhen me bateri.
Është mjaft interesant fakti që kjo nuk është fabrika e vetme e baterive nga Ford dhe SK, pasi ata tashmë kanë njoftuar se do ndërtojnë ose veçse kanë ndërtuar objekte të tjera në SHBA. Fabrika do të fillojë prodhimin e katodave të Nikel Kobalt Manganit (NCM) me cilësi të lartë për bateritë e rikarikueshme të makinave elektrike dhe falë teknologjisë së gradientit të bërthamës bazë (CSG) të EcoPro, treshja beson se ka një avantazh ndaj konkurrentëve ekzistues. Nëse gjithçka shkon sipas planit, prodhimi duhet të fillojë diku në vitin 2026 dhe planifikon të prodhojë 45,000 ton CAM në vit.