Porti i Durrësit fluks pune, mbi 20 mijë turistë u larguan këtë javë nga Shqipëria!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Porti i Durrësit fluks pune, mbi 20 mijë turistë u larguan këtë javë nga Shqipëria!

Pas pushimeve në Shqipëri, turistë të huaj dhe emigrantë po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë. 20 209 persona dhe 5 317 automjete dolën këtë fundjavë (18-20 gusht) nga porti më i madh detar në vend.

Të dielën dhe duke u gdhirë e hëna u larguan me pesë tragete nga porti i Durrësit afro 8000 persona. Pushimet pothuajse mbaruan ndaj edhe në dy fundjavat e ardhshme do të vijojë ky fluks në dalje për t’i lënë vendin një qarkullimi normal në muajt e ardhshëm.

Për të përballuar fluksin kompanitë lundruese dhe autoritetet kufitare, doganore dhe detare po vazhdojnë punën me kapacitet të plotë për një përpunim të shpejtë në kohë. Për shkak të fluksit në të dyja anët e Adriatikut, në portet italiane të Barit e Ankonës dhe në Durrës, ka pasur edhe lëvizje të orareve të nisjes së trageteve.

Krahasuar me sezonin e një viti më parë, këtë verë lëvizjet e shtetasve të huaj nga Durrësi, porta më e madhe detare në vend, janë shtuar ndjeshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE