Rikthehet i nxehti afrikan, parashikimi i motit për ditën e parë të javës!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikthehet i nxehti afrikan, parashikimi i motit për ditën e parë të javës!

Këtë javë vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e Europës do të përjetojë një tjetër valë të nxehti. Moti për pjesën më të madhe të ditëve të javës parashikohet i kthjellët. Megjithatë, në relievet kodrinore – malore në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë edhe alternime vranësirash kalimtare.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet kryesisht të ulët por hera-herës dhe në periudha afatshkurtra do të jenë edhe të vrullshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Vlen për t’u theksuar fakti se pavarësisht origjinës së masave ajrore nga Afrika e Veriut, të thata dhe tepër të nxehta, kalimi i tyre mbi detin Mesdhe i bën ato të mbushen me lagështirë, kjo bënë që temperaturat e mesditës të ndihen disa gradë më të larta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE