Situatë e përkeqësuar në Bregun Perëndimor! Vritet një grua izraelite dhe plagosen disa të tjerë!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situatë e përkeqësuar në Bregun Perëndimor! Vritet një grua izraelite dhe plagosen disa të tjerë!

Një grua izraelite u vra dhe një burrë tjetër u plagos në një sulm të raportuar më 21 gusht në qytetin e pushtuar Hebron në Bregun Perëndimor. Incidenti vjen dy ditë pasi një baba dhe bir izraelit u vranë në një autolarje në qytetin Huwara, gjithashtu në Bregun Perëndimor, në një kohë kur janë shtuar incidentet e dhunshme në këto zona. Shërbimi i urgjencës Magen David Adom tha në një deklaratë se një grua u konfirmua e vdekur pasi u godit me armë zjarri, ndërsa shtoi se burri që udhëtonte me të ishte në një gjendje të rëndë.

Ushtria, duke konfirmuar vdekjen e gruas 40-vjeçare, tha se dy civilët u sulmuan me të shtëna që vinin nga një automjet.

Sulmi me të shtëna u krye nga një automjet që kalonte në rrugën ngjitur me qytetin e Hebronit drejt civilëve që po lëviznin në zonë.

Në Bregun e pushtuar Perëndimor janë regjistruar disa incidente të dhunshme që nga fillimi i vitit të kaluar, si sulmet nga palestinezët ndaj caqeve izraelite, bastisjet e përsëritura të ushtrisë izraelite dhe dhunës nga kolonët hebrenj ndaj komuniteteve palestineze. Të shtënat ndaj një babai dhe djalit në Huëara shkaktuan një aksion masiv në Bregun Perëndimor, përderisa forcat izraelite kërkonin sulmuesin e dyshuar.

Grupi militant palestinez Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës, tha se sulmi i së hënës pranë Hebronit ishte një “përgjigje e natyrshme” ndaj projekteve të vendbanimeve në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor. Të paktën 218 palestinezë janë vrarë shkaku i dhunës së lidhur me konfliktin izraelito-palestinez deri më tani këtë vit. Rreth 31 izraelitë, një ukrainas dhe një italian janë vrarë gjithashtu, sipas një raporti të AFP-së të përpiluar nga burime zyrtare nga të dyja palët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE