Biden viziton Hauain, krahason zjarret vdekjeprurëse me incidentin në shtëpinë e tij!
Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar të hënën Hauain, vend ky që u prek nga zjarri shkatërrues që i mori jetën qindra personave dhe shkatërroi mijëra shtëpi. Ky ishte një tur mbi pesë orë në rajonet e prekura nga zjarri, megjithatë vizita e tij po konsiderohet si e vonuar.
Zjarri shkatërroi këtë vend dy javë më parë dhe po konsiderohet si më i rëndi në histori, ku qyteti Maui u bë shkrumb e hi. Shumë kalimtarë rasti filluan të ofensonin teksa kalonte autokolona në të cilën gjendej presidenti amerikan. Biden në një deklaratë për mediat u shpreh:
Nuk dua të krahasoj vështirësitë, por unë dhe Jill e dimë si është të humbësh shtëpinë. Vite më parë, më saktësisht 15 vite më parë, teksa isha në Washington rrufeja goditi shtëpinë time. Kjo bëri që telat e rrymës të shkaktojnë lidhje të shkurtër tek sistemi i ngrohjes, duke bërë që kuzhina të përfshihet nga zjarri. Për të mos e zgjatur shumë, për pak sa nuk e humba gruan, makinën Corvette dhe macen. Por ishin zjarrfikësit që e parandaluan më të keqen.
Ky krahasim me zjarrin në kuzhinë dhe atë në Hauai, nuk i pëlqeu aspak banorëve të vendit që humbën më të dashurit dhe gjithçka që kishin.