Fronin e “Barbie”” tanimë e ka zënë një tjetër film!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fronin e “Barbie”” tanimë e ka zënë një tjetër film!

Pas 4 javësh në krye, “Barbie” nuk është më filmi i preferuar. Pasi siguroi 1.2 miliardë dollarë arkëtime në kinematë e mbarë botës, tashmë kampioni i ri është një tjetër film me super heronj, “Blue Beetle”. Komedia “Strays” qëndron në vend të pestë, duke arkëtuar në fundjavën e premierës 45 milionë dollarë. “Teenage Mutant Ninja Turtles” ranë në vend të katërt me shitje të biletave në kinema në 8.4 milionë dollarë.

Pas një muaji në kinema, “OPPENHEIMER” zhvendoset në vend të tretë, me 10 milionë dollarë të tjerë në arkat e saj, në totalin e 285 milionëve vetëm në kinematë amerikane. Pas 4 fundjavave në krye, Barbie bie në vend të dytë, duke siguruar edhe 21.5 milionë dollarë, në totalin e 1.2 miliardë dollarëve në 1 muaj. “Blue Beetle” është kampioni i ri. Historia me super heronj u shfaq premierë fundjavën që lamë pas dhe siguroi 25.4 milionë dollar në 2 ditë, duke zhvendosur përfundimisht ‘Barbie’ nga kryesimi.

Këtë verë duket se do të flitet gjatë për Barbie-n, filmin mit që po thyen çdo rekord, përveçse është imponuar në tendencën pink mania. Pavarësisht ndonjë telashi me ndalime në vende të caktuara, Barbie ecën krenar në rrugën e suksesit financiar dhe po jep shpresa për ringjalljen e kinemave, sallat e të cilave nuk mbusheshin plot prej kohësh. Efekti Barbie i bëri të ripopullohen si në periudhat e lavdishme. Krijimi i regjisores Greta Gerwig, Barbie, duket se e ka tejkaluar filmin The Dark Knight, të shpërndarë nga Warner Bros, si realizimi më fitimprurës i çdo kohe për kompaninë me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65712 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE