Shkaktoi bujë mes fansave, rojet e sigurisë nxjerrin nga dyqani sozinë e Taylor Swift!
Sozia e këngëtares Taylor Swift është nxjerrë së fundmi nga një dyqan në Los Angeles, pasi prania e saj shkaktoi bujë në mesin e blerësve. E reja e quajtur Ashley Leechin u rrethua nga fansat kur mbërriti në qendrën tregtare The Grove në Los Angeles, e shoqëruar nga dy roje sigurie. 29-vjeçarja nga Nashville i Tennessee ishte e gatshme të pozonte me fansat që mendonin se është Taylor.
TikToker and Taylor Swift lookalike Ashley Leechin was escorted out of a shop in Los Angeles after being mistaken for the singer by fans. pic.twitter.com/0tMBJKhDlC
— Pop Crave (@PopCrave) August 20, 2023
Sjellim në vëmendje se studentët në Universitetin Shtetëror të Arizonës mund të studiojnë muzikën dhe jetën e Taylor Swift për kreditimin e kolegjit. Psikologjia e Taylor Swift po prezantohet këtë semestër në kampusin Tempe, Arizona. Kursi drejtohet nga studenjta e Ph.D. Alexandra Wormley, e cila shpreson të frymëzojë biseda kuptimplota që i çojnë studentët drejt koncepteve të avancuara të psikologjisë.
Ndërkaq, turneu i Taylor Swift në SHBA, i cili tashmë ka përfunduar, ka marrë përmasa fenomenale. Sipas vlerësimeve të Bankës së Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Swift dhe shfaqjet e saj spektakolare stimuluan ndjeshëm ekonominë. Kjo sepse koncertet e saj kanë rritur ndjeshëm turizmit dhe për rrjedhojë shumë biznese kanë parë një fluks konsumatorësh që nuk i kishin parë që prej pandemisë.