Aksidenti në digën e Liqenit/ Pronari 26-vjeçar u arrestua dje!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidenti në digën e Liqenit/ Pronari 26-vjeçar u arrestua dje!

Makina që fluturoi mbi skarpatën e digës së Liqenit Artificial ishte në pronësi të 26-vjeçarit Eldi Alushi, por drejtohej nga një person me precedent të theksuar kriminal, i identifikuar si Emiljano Nina, i cili u shpall në kërkim për 7 vepra penale që lidhen me aksidentin, shkatërrimin e pronës dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

Nina mëngjesin e të martës ka qenë në mjet me Jurgen Alushin, i cili është proceduar për moskallëzim krimi. Por pavarësisht se nuk ishte në BMW, pronari i saj, 26-vjeçari Eldi Allushi sërish do të qëndrojë në pranga, pasi ka përkrahur Emiljano Ninën dhe ka tentuar të fshehë ngjarjen duke dhënë dëshmi të rreme.

Para uniformave blu 26-vjeçari Eldi Alushi ka pranuar se ka drejtuar mjetin, por si shkak për aksidentin ka thënë se ishte një defekt teknik. Sipas tij pedali i gazit ka mbetur i shtypur dhe ai ka humbur kontrollin.

Sipas policisë shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë që ka sjellë humbjen e kontrollit. Nga ana tjetër policia po e zgjeron hetimin e saj jo vetëm tek aksidenti por edhe tek aktiviteti i të rinjve dhe u ka ushtruar atyre kontroll banese ku janë sekuestruar disa sende të paligjshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE