Nuk dilnin dot në breg për shkak të erës dhe dallgëve, shpëtohen katër pushues! Dy prej tyre të mitur!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk dilnin dot në breg për shkak të erës dhe dallgëve, shpëtohen katër pushues! Dy prej tyre të mitur!

4 shtetas, dy prej tyre të mitur kanë mbetur në në det me një pedalon, të cilin nuk e nxirrnin dot në breg për shkak të erës dhe dallgëve të larta në Ksamil.

Pas kërkesës për ndihmë, të ardhur për 4 shtetas të cilët ishin bllokuar në det me një pedalon që nuk mund ta nxirrnin në breg, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të kushteve meteorologjike dhe dallgëve të larta të detit, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës dhe ato të repartit të Delta Forcës kanë organizuar punën, me qëllim ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 shtetasit (2 prej tyre të mitur) janë shpëtuar dhe janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE