Për një vend konservator katolik si Italia veshja e gruas së Kanye West nuk “përqafohet” aspak, qytetarët kërkojnë dëbimin e saj!
Kohët e fundit reperi i njohur Kanye West dhe e dashura e tij Bianca Censori po shfaqen në publik me një stil shumë të pazakontë dhe duket se qytetarët italianë nuk e kanë “përqafuar” edhe shumë këtë gjë. Gjoksi dhe të pasmet thuajse të zbuluara të Bianca-s janë të pahijshme për një vend konservator katolik si Italia, aq sa po bëhen edhe thirrje publike që policia të ndëshkojë me gjobë 28-vjeçaren.
“Është për t’u habitur që ajo nuk është arrestuar. Italia është shumë më konservatore, në këtë rast me të drejtë!”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale. “Shpresoj që Italia t’i dëbojë të dy nga vendi. Plotësisht mungesë respekti ndaj një kulture katolike konservatore, italianët duhet t’i kishin nxjerrë jashtë”,-theksoi një tjetër. “Nuk na duhen këto plehra në Itali”,-komentoi një tjetër italian i revoltuar, që i konsideron vulgare veshjet e Bianca-s.
Menjëherë pasi Kanye doli publikisht me romancën e tij me Bianca-n në janar, Us konfirmoi se dyshja kishin organizuar një “ceremoni të vogël martese”. Dasma erdhi më pak se dy muaj pasi reperi i “Heartless” finalizoi divorcin e tij nga Kim Kardashian. Kim dhe West kanë vajzat North, Chicago dhe djemtë Saint dhe Psalm.