Si të largoni shenjat e rrobave të banjës nga lëkura pa shumë mund!
Të gjithë e shijojmë ngjyrën çokollatë që marrin pasi kthehemi nga plazhi, mirëpo duhet thënë se rezultati nuk është uniform për shkak të rrobave të banjës. Megjithatë, mos u shqetësoni sepse çdo gjë e ka një zgjidhje. Përgjigjen për këtë problem e jep një zakon bukurie, që është shumë i thjeshtë për t’u realizuar në shtëpi.
Për çfarë bëhet fjalë saktësisht? Eksfolimi! Eksfolimi nuk është një luks që ne i ofrojmë lëkurës, është një domosdoshmëri. Teksa plakemi, qarkullimi i qelizave ngadalësohet dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të krijojnë një pamje të ashpër.
Nëpërmjet eksfolimit jo vetëm të fytyrës, por edhe të trupit i largoni ato. Lëkura rinovohet dhe bëhet plotësisht e pastër. Gjithashtu, ky zakon shumë i rëndësishëm pasi lejon që kremrat hidratues të depërtojnë më mirë në lëkurën e rinovuar.