Tentojnë të marrin në avion një shalqi, pamjet bëhen virale në rrjet!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tentojnë të marrin në avion një shalqi, pamjet bëhen virale në rrjet!

Ata që zgjedhin Pulian si destinacion pushimi, kur kthehen gjithmonë sjellin me vete një pjesë të këtij rajoni. Jo vetëm në mënyrë metaforike. Veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin, asnjë kontroll në aeroport nuk mund ta parandalojë atë.

Një episod i pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Brindisit, ku një pasagjer që po kalonte kontrollet e sigurisë, tentoi të merrte me vete në bord një shalqi të tërë. Personi ka tentuar të hipi një shalqi të madh, të vendosur në kontejnerët e duhur sikur të ishte një çantë shpine, apo një laptop. Ngjarja nuk kaloi pa u vënë re nga Antonio Vasile, presidenti i Aeroportit të Pulias, i cili duke postuar foton në Facebook, komentoi:

E kuptoj, betohem e kuptoj që dëshironi të sillni pak nga Pulia në shtëpi kur të ktheheni nga pushimet, por a po e ekzagjerojmë pak?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE