Ulje e temperaturave/Parashikimi i motit për sot!
vovalbania
August 24, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Do të ketë një tërheqje të kësaj vale të të nxehtit afrikan si edhe freskim të menjëhershëm të motit. Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat veri- verilindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 38°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.