Një ‘trend’ i shëmtuar, turistët lyejnë me bojë Korridorin Vasari në Firence!
Drejtori i Galerisë Uffizi të Firences ka bërë thirrje për dënime të ashpra ndaj personave që lyen me bojë kolonat e Korridorit Vasari. Ministri i Kulturës i Italisë, Gennaro Sangiuliano tha se autorët ishin identifikuar nga policia, por nuk i përmendi emrat e tyre. Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se karabinierët kanë identifikuar dy turistë gjermanë me pushime në Firence, të cilët dyshohet se kanë shkruar emrin e një klubi futbolli gjerman.
Korridori Vasari, i ndërtuar në 1565, lidh Palazzo Pitti me Galerinë Uffizi. Pak muaj më parë, turistët gjermanë u akuzuan për shkatërrimin e një statuje të vlefshme në një vilë që kishin marrë me qira në veri të Italisë. “Statuja e lëvizur nga piedestali i saj, ra në tokë dhe u copëtua”- tha Bruno Golferini, menaxher i Villa Alceo në qytetin e Viggio. REikujtojmë, se së fundmi në Itali një turist shkaktoi zemërim kur gdhendi emrin e tij dhe të partneres në një mur të Koloseut. Burri u gjobit me 15,000 euro për vandalizimin e monumentit ikonë të Romës.