Qeveria miraton kompensimin financiar për ish të dënuarit politik!
Qeveria ka vendosur së fundmi masën e kompensimit financiar për 9 subjekte të ish të dënuarve politik të regjimit komunist. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili dha detaje mbi subjektet përfituese.
Kam një lajm të mirë për 9 subjektet e ish-të dënuarve politik për të cilët qeveria ka miratuar masën e kompensimit financiar. Ky është një propozim nga ministria e Drejtësisë, është vendimi i 30 që merr qeveria për dëmshpërblimin e ish-të dënuarit politik të regjimit komunist dhe ky është vizioni i qeverisë për të dhënë të drejtat për ish-të dënuarit politik. Nga 9 subjektet që përfitojnë sot, 7 subjekte janë ish të dënuar politik me burgime të gjata ose izolime në hetuesi dhe dy subjekte janë me dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq.