Fotoja e arrestimit të Trump bën xhiron e rrjetit, Biden: “Një djalë simpatik”!
“Një djalë simpatik, një djalë i mrekullueshëm.” Ka qenë ky reagimi i presidentin amerikan Joe Biden kur u pyet për foton e arrestimit të paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Komentet, Biden i bëri nga zona e Liqenit Tahoe ku po qëndron me pushime. Kujtojmë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet në shtetin e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020. Qëndrimi i manjatit në burgun e Fultonit zgjati 20 minuta, ku u regjistrua dhe një fakt historik që ka të bëjë me fotografimin për herë të parë nga policia të një ish-presidenti amerikan si të dyshuar.
President Biden on Former President Trump's mugshot: "Handsome guy. Wonderful guy." pic.twitter.com/xbsuStN2Z0
— CSPAN (@cspan) August 25, 2023
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u largua nga burgu i Fultonit në Atlanta, pasi u akuzua për 13 vepra penale më 24 gusht, si pjesë e një padie që rrjedh nga përpjekjet e tij për ta përmbysur humbjen e tij në Xhorxhia gjatë zgjedhjeve të vitit 2020. Trump u largua nga burgu rreth 20 minuta pasi hyri dhe u nis drejt aeroportit Hartsfield-Jackson të Atlantës, ku avioni i tij privat po e priste për ta kthyer atë në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi.
77 vjeçari tashmë ka hyrë në një territor të paeksploruar duke u bërë ish-presidenti i parë i SHBA-së që përballet me akuza penale, megjithëse katër rastet e ngritura kundër tij nuk e kanë dëmtuar statusin e tij si favorit në garën për nominimin republikan për ta sfiduar presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit të vitit të ardhshëm për presidencë.