Metoda e çuitshme që ka zgjedhur fshati francez për të parandaluar aksidentet!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Metoda e çuitshme që ka zgjedhur fshati francez për të parandaluar aksidentet!

Një fshat francez ka zgjedhur një metodë të çuditshme për të parandaluar aksidentet, duke bërë që shoferët të ulin shpejtësinë në zonat e banuara. Rrugët e fshatit Baune, që ndodhet në rajonin e Maine-et-Loire nuk kanë policë, por rrugë të lyera me vija të bardha zig-zage që gërshetohen me njëra-tjetrën.

Vijat e pikturuara në seksionet rrugore që çojnë në një kryqëzim T të fshatit, janë bërë për të mbajtur me mendjen në timon drejtuesit e mjeteve. Por në rrjetet sociale kjo metodë është kritikuar, pasi disa i kanë konsideruar vijat e bardha të gërshetuara në rrugë si çorientuese, ndërsa të tjerë mendojnë se ato mund të jenë të rrezikshme. Vijat në rrugë u bënë pas një diskutimi mes zyrtarëve lokalë lidhur me shqetësimet për shoferët që kalojnë kufirin e shpejtësisë përmes zonës ku lejohet të ngasësh me 30 km/h.

Kryebashkiaku i fshatit, Audrey Revereault, thotë se shpresohet se shenjat do të “krijojnë një shqetësim vizual” dhe do të ngadalësojnë shoferët. Edhe Jean-Charles Prono, kryebashkiaku i Loire-Authion, një grup prej shtatë fshatrash që përfshin Baune, tha se qytetarët i japin mjetit me shpejtësi duke mos ju bindur tabelave rrugore, ndaj u ndërmorr kjo masë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE