Në këtë vend mund të ndryshosh gjini kur të duash por vetëm në dokumente!
Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj të ri i cili iu lehtëson personave transeksualë, interseksualë dhe jobinarë që të ndryshojnë emrin dhe gjininë në dokumentet zyrtare. Drafti në fakt nuk përfshin aspektet mjekësore, por vetëm ato burokratike dhe personat e interesuar mjaftojnë të bëjnë një vetëdeklarim.
Reforma, tashmë e miratuar në kabinet, do të duhet të marrë dhe votimin në parlament, ku ka hasur kritika të shumta, sidomos nga opozita e Cdu-Csu. Projektligji parashikon që nga personat nga mosha 18-vjeçare mund të ndryshojnë gjininë dhe emrin pa pasur nevojë për një mendim eksperti. Të miturit mbi 14-vjeç do të mund ta bëjnë këtë gjë edhe vetë, por me pëlqimin e mëvonshëm të kujdestarëve të tyre.
Për të miturit deri në 14-vjeç do të jetë në dorën e kujdestarëve ligjorë që të bëjnë ndryshimin. Në çdo rast, zyra e gjendjes civile duhet të informohet tre muaj përpara se të bëhet ndryshimi. Deri tani në Gjermani personat transeksualë dhe jobinarë duhet të kalojnë një procedurë me dy vlerësime psikiatrike për të ndryshuar gjininë ose emrin. Më pas vendimi duhet të merret nga një gjykatë. Kostoja e procedurave shkon mesatarisht në 1900 euro.