Partnerët e SHBA në Ballkan! Escobar: “Vetëm ata që mbështesin BE dhe NATO-n…”
Gabriel Escobar u tregua mjaft i drejtpërdrejt në pohimet e bëra gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, ku veç situatës së brendshme, foli edhe për politikën që ndjek SHBA ndaj vendeve të rajonit, duke përmendur opozitën maqedonase e cila doli kundër ndryshimeve kushtetuese të konsideruara një kriter kyç për rrugën europiane të këtij vendi. Ai është shprehur se:
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor bëri të qartë se me çfarë partnerësh duan të punojnë ata.
Doja ta bëja të qartë që SHBA-ja zgjedh si partnerë në ballkan ata që e afrojnë rajonin me Evropën dhe tregojnë përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Kjo është pritshmëria jonë. Ajo që po ndodhë tani me mundësitë që janë paraqitur për avancimin e statusit kandidat të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian është pjesë e këtij procesi.
Unë nuk po kërkojë që njerëzit të mbështesin qeverinë, por i kërkojë popullit të punojë me ne për të përkrahur rrugën Evropiane sepse do të na sjellë dobi të gjithëve.
Escobar shtoi se RMV është një partner i rëndësishëm për SHBA-të dhe këtu përmendi edhe rolin e Shkupit për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.