Poloni, 7 të vdekur dhe mbi 70 të infektuar nga sëmundja e legjionarëve!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Poloni, 7 të vdekur dhe mbi 70 të infektuar nga sëmundja e legjionarëve!

Sëmundja e legjionarëve i ka marrë jetën 7 personave dhe ka infektuar 76 të tjerë, në qytetin polak të Zeszów, duke ngritur alarmin te autoritetet në Varshavë. “Gjithsej shtatë persona, katër burra dhe tre gra kanë vdekur”- tha kreu i inspektoratit shëndetësor polak, Krzysztof Szaczka. Vendi tashmë po përballet me përhapjen e sëmundjes Legionella, që është një bakter, që rritet në ujë ose në kondicionerë dhe shkakton probleme serioze në frymëmarrje.

Sipas mediave viktimat janë të moshës 63 deri në 95-vjeç, të cilët vuanin nga sëmundje kronike, kryesisht kancer dhe sëmundje të zemrës dhe sistemi i tyre imunitar ishte dobësuar rëndë. Autoritetet janë ende në kërkim të burimit të ndotjes. Rezultatet e para të testeve në mostrat e ujit nuk do të dihen deri të hënën e ardhshme. Legionella ose sëmundja e legjionarëve është një infeksion serioz i mushkërive me origjinë bakteriale.

Infeksioni shkaktohet përmes rrugëve të frymëmarrjes, duke thithur bakterin, por fatmirësisht sëmundja nuk përhapet nga personi në person. Infeksioni, periudha e intubimit të të cilit është dy deri në tre ditë, e ka marrë emrin nga shpërthimi i parë i njohur i regjistruar në vitin 1976 në një hotel në Filadelfia (SHBA), ku po mbahej një konferencë e Legjionit Amerikan, organizata kryesore e veteranëve në vend.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE