Biden vs. Trump: Sfidat e tyre në fushatën presidenciale të vitit 2024!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Biden vs. Trump: Sfidat e tyre në fushatën presidenciale të vitit 2024!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//biden-vs-trump-sfidat-e-tyre-ne-fushaten-presidenciale-te-vitit-2024.jpg)
Në fushatën presidenciale të vitit 2024, po shtohen sërish pikëpyetjet mbi kandidaturën e ish-presidentit Donald Trump pasi ai u dorëzua tek autoritetet në Xhorxhia lidhur me akuzat për manipulim të zgjedhjeve javën e kaluar. Megjithatë, sondazhet tregojnë se zoti Trump vazhdon të ketë një epërsi të thellë ndaj rivalëve në zgjedhjet paraprake të partisë republikane. Disa ditë pas paraqitjes në një burg në Atlanta, ish-presidenti Donald Trump vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mbarë botën për shkak të ambicieve të tij politike.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08/biden-vs-trump-sfidat-e-tyre-ne-fushaten-presidenciale-te-vitit-2024-64ecb806ddcbf.jpg)
Ish-presidenti Trump aktualisht përballet me 91 akuza penale që burojnë nga katër paditë ndaj tij. Një nga kandidatët republikanë për president, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, në një intervistë për emisionin “This Week” të kanalit ABC, sugjeroi se zoti Trump është një barrë e rëndë për partinë e tij. Ai tha:
Shumica e rivalëve të mi besojnë se mund të ketë një kriminel të dënuar si kandidati të partisë republikane për president dhe se ata e mbështesin atë dhe se ai mund t’i fitojë zgjedhjet. Por, unë mendoj se kjo është e pamundur.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08/biden-vs-trump-sfidat-e-tyre-ne-fushaten-presidenciale-te-vitit-2024-64ecb8098cde2.jpg)
Kandidati republikan për president Vivek Ramaswamy, i cili, së bashku me ish-guvernatorin Christie, mori pjesë javën e kaluar në debatin e parë të partisë së tyre, përmendi arritjet e ish-Presidentit Trump gjatë një interviste për emisionin “Meet the Press” të kanalit NBC. Ai thotë:
Dua të vazhdoj më tej atë që filloi ish-Presidenti Trump. Të them të drejtën, do ta ftoj atë të bëhet këshilltar. Nuk ka nevojë të nxjerrim të njëjtat mësime. Dua të vazhdoj aty ku e la ai.