Çfarë i bëri bashkë këto mijëra kokëkuq nga e gjithë bota?!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Çfarë i bëri bashkë këto mijëra kokëkuq nga e gjithë bota?!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//cfare-i-beri-bashke-keto-mijera-kokekuq-nga-e-gjithe-bota.jpg)
Qindra flokëkuqë nga e gjithë bota janë mbledhur në qytetin jugor holandez të Tilburg-ut për një festival vjetor që feston flokët e tyre të çmuar dhe të veçantë. Flokëkuqtë natyralë nga vende si Britania e Madhe, Izraeli, Gjermania, Italia dhe Zelanda e Re udhëtuan për ngjarjen treditore, për të cilën organizatorët “Redhead Days” thonë se ka të bëjë me lidhjen, krenarinë dhe njohjen.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08/cfare-i-beri-bashke-keto-mijera-kokekuq-nga-e-gjithe-bota-64ec9821dbfb5.jpg)
Festivali u themelua në vitin 2005 nga Bart Rouwenhorst, i cili, çuditërisht, është biond. Piktori amator e gjeti veten të tërhequr nga cilësitë estetike të flokëkuqet, kështu që mori 15 modele për t’i pikturuar. Ato u fotografuan të gjithë – por kur shumë nga ata që nuk u përzgjodhën shprehën zhgënjimin e tyre, zoti Rouwenhorst vendosi të bënte një ngjarje vjetore për këtë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08/cfare-i-beri-bashke-keto-mijera-kokekuq-nga-e-gjithe-bota-64ec9823b90ae.jpg)
Në vitin 2013, pjesëmarrësit e festivalit Redhead Days hynë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur 1,672 njerëz u mblodhën në mbledhjen më të madhe të regjistruar të njerëzve me flokë të kuq natyralë. Përsa i përket festivaleve, ju rikujtojmë se së fundmi, një fëmijë ka ndërruar jetë në Britani pasi u sëmurë në festivalin muzikor Camp Bestival në Shropshire. Festivali u mbajt në Weston Park nga 17-20 gusht, ku mes performuesve kishte edhe këngëtar si Rudimental dhe Sophie Ellis-Bextor.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08/cfare-i-beri-bashke-keto-mijera-kokekuq-nga-e-gjithe-bota-64ec982642dfd.jpg)