Dea Mishel publikon pamje nga ditëlindja e Krist Aliaj dhe shkruan urimin e veçantë për të!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dea Mishel publikon pamje nga ditëlindja e Krist Aliaj dhe shkruan urimin e veçantë për të!

Së fundmi Krist Aliaj ka festuar ditëlindjen dhe këtë e kemi kuptuar nga një foto e postuar nga Dea Mishel, ku duket Kristi me një tortë në një skaf në mes të detit, ku nga qirinjtë kuptojmë se ka mbushur 32 vjeç. Edhe pse ata kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin që pas daljes nga “BBV2”, ku më pas edhe për shkak se ishin të dy pjesë e jurisë së “She’s on top”, Dea dhe Kristi gjithmonë e kanë mohuar se kanë një pëlqim ose që janë në lidhje me njëri-tjetrin. Edhe pse duket se ditëlindjen e tij Kristi nga të gjithë ish-banorët e “BBV2” ose miqtë e tjerë ka zgjedhur ta kalojë me Dean. Ama po ta vërejmë me detaje foton e postuar të Kristit, duket se në cep të saj është një tjetër burrë, i cili duket se babai i Kristit, Robert Aliaj.

Edhe pse kaluan ditëlindjen bashkë, as Dea as kristi nuk pstuar asnjë foto ose video në rrjete sociale. Vetëm pak më parë Dea ka postuar disa nga momentet e asaj dite dhe ka shkruar një urim më të gjatë për Kristin.

Fundjava e ditëlindjes ishte thjesht një mesazh ‘të shtunën boat day në Palasë” dhe stres nga fakti që Kristi nuk kishte asnjë detaj, asnjë organizim, por u kenaqem. Videon e fundit e futa këtu se më ka bere për të qarë kur e kam parë dhe doja nje arsye ta postoja. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dea Mishel 🍒 (@deamichellee)

Teksa “She’s on Top” ka përfunduar dhe  Katerina, bukuroshja nga Bjellorusia u shpall fituese, Kristi teksa ka ndarë një foto ku shfaqen të gjithë pjesëmarrësit e këtij spektakli, krahas ka zbuluar se do të rikthehet sërish në ekran në shtator. Nuk dihet nëse do të jetë sërish si pjesë e jurisë apo do të angazhohet me një projekt tjetër, por diçka të sigurt na e tregoi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE