“Koha është e shenjtë”/Punonjësi i karburantit kërkon para pasi ndihmoi disa persona pas aksidentit!
vovalbania
August 28, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Së fundmi, një punonjës karburanti ka ndihmuar një grua me një fëmijë të vogël pas një aksidenti me makinë dhe më pas iu ka kërkuar para. Kjo ngjarje është shënuar në Spresiano të Italisë, e cila është rrëfyer nga kryebashkiaku Marco Della Pietra pasi protagoniste e kësaj ngjarjeje ka qenë gruaja, e bija dhe babai i tij 75-vjeçar.
Pas aksidentit, gruaja, së bashku me vjehrrin, u ndihmua nga një punonjës i një pike karburanti aty pranë, i cili rregulloi për disa minuta pjesën e pasme të makinës me një levë. Por pronari i karburantit u ka kërkuar 10 euro për këtë me pretendimin se ‘koha është e shenjtë’.