Flota më e madhe e anijeve amerikane të mbytura tanimë një parajsë ekologjike për zogjtë dhe speciet e rralla!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Flota më e madhe e anijeve amerikane të mbytura tanimë një parajsë ekologjike për zogjtë dhe speciet e rralla!

Flota më e madhe e anijeve amerikane të mbytura në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në një parajsë ekologjike për zogjtë, kastorët e specie të tjera të rralla. Anijet janë pushtuar nga gjelbërimi duke u kthyer në ishuj artificialë në lumin “Potomac”. Lumi mban flotën fantazmë të anijeve nga Lufta e Parë Botërore që janë mbytur aty.

“Shumë nga anijet e mbytura, të mbushura me sedimente ushqyese, kanë krijuar ishuj në të cilët po jetojnë shpendë e gjallesa të tjera ujore. Nën sipërfaqjen e ujit, këto anije janë kthyer në shkëmbinj nënujorë artificialë, duke u zaptuar nga barëra të shumta që janë kthyer në habitatin e përshtatshëm për peshqit e jo vetëm”,-shprehet Mark Losavio, koordinator në organizatën për mbrojtjen e lumit. Rreth 200 anije me avull, pjesë e Flotës së Emergjencave të SHBA-së gjatë Luftës së Parë Botërore, janë mbytur në një hapësirë rreth 14 milje katrorë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE