‘Kepi i Tundimeve VIP’, Kiara na zbulon look-un e puntatës së parë!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Kepi i Tundimeve VIP’, Kiara na zbulon look-un e puntatës së parë!

Kiara Tito këtë verë ka qenë e zënë me xhirimet e “Kepit të VIP-ave” pasi do të jetë moderatore e këtij programi, ku si konkurrentë kryesisht janë ish-banorë të “BBVIP 2”.

Pikërisht vetë “VIP”-at kanë postuar gjatë këtyre ditëve disa prej momenteve që kanë kaluar në Bodrum të Turqisë, ku xhirimet po zhvillohen, por pa ndarë  momente nga programi apo cfarë do të ndodhë gjatë episodeve.

Gjithsesi këtë e ka bërë Kiara, e cila nëpërmjet disa postimeve sot në InstaStory, ka treguar se xhirimet kanë mbaruar dhe ka ndarë look-un e puntatës së parë që do të moderojë.

Ajo ka zgjedhur që të vijë me një fustan Chanel, me të cilin duket mjaft elegante dhe me flokët e kapur topuz. Po ashtu nga fotot mund të shohim edhe një copëz mjaft të vogël nga studioja e programit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65262 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE