‘Mama’ apo ‘baba’? Poem Blu sapo tha fjalën e parë!
Vogëlushja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës u bë “VIP” ende pa ardhur në jetë. Të gjithë flisnin për shtatzëninë e Sarës dhe për faktin që ajo dhe Ledri do të bëheshin prindër për herë të parë.
Madje, sapo lindi, e vogla e cila mori emrin më të veçantë, Poem Blu, u bë me një llogari personale në Instagram.
Tashmë, ajo numëron mijëra ndjekës në llogarinë e saj, ku prindërit i ndajnë pozat më të lezetshme. Jo vetëm prindërit, por thuajse çdokush që e takon publikon ndonjë shkrepje me të voglën.
Poem po rritet dita ditës dhe duket se tashmë ka thënë edhe fjalën e saj të parë. Po vrisni mendjen cila është ajo?
Epo, duhet të dini që babi Ledri ndihet shumë krenar sepse Poem thërriti “baba”. Kështu tregon edhe video e publikuar në llogarinë e saj në Instagram.