Me GPS nga pas, Einxhel Shkira meson vendndoshjen e Dj Dagz dhe prish surprizen!
vovalbania
August 29, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Lidhja e Dagz dhe Einxhel po vazhdon për mrekulli jashtë shtëpisë së “Big Brother”.
Në të shumtën e kohës, çifti janë bashkë por edhe kur nuk janë fizikisht, ata shfaqen të pandarë nga njëri-tjetri.
E deshi apo nuk deshi, Einxhel ka edhe “GPS-ët” e saj të cilët përcjellin çdo lëvizje të Dagzit.
Prezantuesja ka ndarë një pjesë nga bisedat në grupin e saj të vajzave të cilat i ‘raportojnë’ për lëvizjet.
Në bisedë, shihet se Dagzi është pikasur duke shkuar në një agjension turistik. Kjo i ka ‘prishur’ surprizën e rezervimit të pushimeve të përbashkëta verore.
Me doza humori, Einxhel është shprehur në postimin e ndarë me ndjekësit:
“Dagz, jo po bëj surpriza po deshe. S’të lënë GPS”.