“Më merrte në telefon për interes”, Iliri zbulon arsyen e prishjes së miqësisë me Tanin

vovalbania August 29, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Më merrte në telefon për interes”, Iliri zbulon arsyen e prishjes së miqësisë me Tanin

Pasi u përfol gjatë në media për një ftohje të marrëdhënies me Sabianin, Ilir Shaqiri u përfshi në shumë tituj portalesh edhe për shkak të krisjes së miqësisë me Tan Bramën.

Ky i fundit deklaroi se Iliri e merrte në telefon vetëm për interes dhe nuk e kishte ftuar për kafe.

Sot, në një intervistë për emisionin ‘Rudina’, Iliri ka sqaruar pse marrëdhënia e tyre u prish.

“Problemi i Tanit është që në 21 ditë që qëndroi brenda shtëpisë, mezi arriti të lidhte 21 fjalë. Dhe i vetmi person që i dha akses në atë shtëpi për sa i përket komunikimit ishte Ilir Shaqiri. Dhe nëse Dritan Brama nuk di ta vlerësojë këtë gjë, atëherë është problemi i tij. Balerinët e Tan Bramës kanë kërcyer te spoti i Digitalbit ku unë jam imazh, por unë nuk kam lutur njeri me zor të vijë. Për më tepër që Digitalb i ka paguar balerinët që kanë qenë aty me kontratë. Balerinët e Tan Bramës janë maxhorenë dhe kanë një koreograf që mund t’ua kishte vizionuar kontratën. Është absurde që mbas 10 ditësh që ndodh ky xhirimi i klipit, dhe ata paguhen siç është në kontratë, unë dëgjoj mesazhe nga ana e Tan Bramës: ‘Ah, po balerinët e mi nuk paguhen kaq pak lekë’. Sepse nëse ti ke diçka për të kundërshtuar rreth pagesës, e bën përpara se të firmosësh kontratën. Sepse pas kontratës ti mund t’i japësh një vlerë vetes që mund të jetë stratosferike. Përgjigja e fundit, thënë shkurt, është: Bëj nder, gjej qeder.”

Duke iu referuar faktit që ai nuk e ka ftuar për kafe, Iliri u shpreh:

“Ne kemi organizuar një darkë pas finales së Big Brother, ku kanë qenë njerëzit që unë kisha një lloj afrimiteti dhe simpatie. Tan Brama ishte i ftuar, por nuk erdhi sepse kishte shumë punë atë natë. Por ky është problemi i tij jo imi… Meqë tha se nuk i kam ofruar kafe, i kam ofruar një darkë, jo një kafe.”

Ndërsa, sa i përket Sabianit, Iliri tha se nuk janë takuar, por e kanë lënë të takohen.

“Për Sabin nuk kam asgjë. I kam sqaruar të gjitha gjërat me Sabin. Nuk jemi takuar, por e kemi lënë që do shihemi për një kafe. Kemi një lloj ngadalësie në komunikim. Është thjesht kjo! Tani unë kam punët e mia, Sabi ka punët e veta dhe ndoshta kjo ngadalësi krijohet prej punës,” -sqaroi Iliri.

I pyetur rreth faktit që është përmendur kaq shpesh nga personazhe të ndryshëm, Iliri tha se merret me punët e veta, ndërsa të tjetër po shikojnë punët e tij dhe ky është problemi i vetëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE