“Do thonë pastaj kam fjetur me të…”, Luiz Ejlli ‘refuzon’ fansen!
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Së fundmi një video ka qarkulluar kudo në rrjete sociale, ku shfaqet Luizi duke refuzuar në mënyrë të pasjellshme një fanse për të bërë foto me të. Kjo pasi ata ndodheshin në plazhin e Velipojës dhe në ato momente Luizi ka qenë lakuriq në pjesën e sipërme dhe vetëm me pantallona. Luizi është shprehur se nuk mund të bëj foto në atë gjendje me një fanse, pasi edhe pse ndodhen në plazh ndjekësit në rrjete sociale shprehen negativisht duke aluduar se ata mund të kenë diçka bashkë.
Jam lakuriq moj zemër, jam lakuriq. Do thonë pastaj kam fjet me të a, po ta tregoj, do thonë ke fjet me të…
Luizi shpesh e ka shprehur gjithmonë dashurinë për Kiarën në mënyra të ndryshme e kështu Kiara ditën e djeshme ka bërë një gjest të veçantë për të. Në foton e postuar në Instastory, ku ka treguar thonjtë e sapo bërë duket qartazi detaji i veçantë, ku në një thua kishte pikturuar shkronjën “L”, e cila simbolizon Luizin.