Inteligjenca artificiale zbulon se si do dukej Michael Jackson 14 vite pas vdekjes

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inteligjenca artificiale zbulon se si do dukej Michael Jackson 14 vite pas vdekjes

Kanë kaluar më shumë se 14 vjet që nga vdekja tragjike e Mbretit të Pop-it, Michael Jackson dhe inteligjenca artificiale ka zbuluar imazhin se si do të dukej artisti tani, nëse do ishte gjallë.

Në një fotografi ekskluzive, e krijuar nga inteligjenca artificiale, Michael shfaqet me flokët e gjata kaçurrela, të zeza, të cilat supozoheshin se ishin paruke.

Mbreti i Popit u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare në banesën e tij në Los Anxhelos pas një mbidoze propofoli, një anestezik kirurgjikal. Ajo ishte administruar nga mjeku personal Jackson, Conrad Murray, i cili më vonë u dënua për vrasje të pavullnetshme  pas vdekjes së yllit të muzikës. Ai u dënua me dy vite burg dhe u lirua nga burgu në vitin 2013. Raporti i autopsisë u botua më vonë dhe konfirmoi se trupi i tij ishte i mbuluar me plagë. Jackson kishte plagë tek krahët, që besohej se i ishin shkaktuar nga medikamentet që injektonte gjatë përpjekjes së dëshpëruar për të kapërcyer pagjumësinë kronike.

Kishte gjithashtu gjurmë të dukshme të operacioneve të shumta kozmetike, të realizuara gjatë jetës. Kishte dy plagë kirurgjikale prapa veshëve dhe dy të tjera në të dyja anët e hundës. Kishte gjithashtu plagë në pjesën e poshtme të qafës, në krahë dhe duar. Mjekët më vonë konkluduan se shumë nga këto ishin  bërë nga operacionet e ndryshme. Michael Jackson bëri shumë operacione për të ndryshuar pamjen dhe për pasojë kishte tatuazhe kozmetike, konkretisht rreth buzës për t’i zhdukur vijën rozë.

Ylli i popit gjithashtu kishte një njollë mbi kokë, e cila ishte errësuar me tatuazh. Jackson ishte tullac dhe besohet se njolla në kokë dhe pa flokë,  ishte për shkak të djegies që mori nga një aksident gjatë xhirimit të një reklame të pepsit në 1984.

Inteligjenca artificiale zbulon se si do dukej Michael Jackson 14 vite pas

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE