Pushimet e Arbana Osmanit në jug të vendit: Ja cila ishte gjëja që më la shijen më të keqe

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pushimet e Arbana Osmanit në jug të vendit: Ja cila ishte gjëja që më la shijen më të keqe

Arbana Osmani prej disa ditësh po shijon pushimet në jugun e Shqipërisë me familjen e saj. Moderatorja është aktive në Instagram duke ndarë momente nga pushimet e këtë herë ka treguar edhe eksperiencën e saj duke bërë një vlerësim për turizmin e vendit.

Arbana ndau me ndjekësit e saj dhe një shqetësim që ka të bëjë me pronarët e hoteleve apo restoranteve. Moderatorja shprehet se sjellja e tyre e pahijshme ndaj puntorëve i ka lënë një shije shumë të keqe.

“Kisha fiks tre vite pa ardhur ne Jug me fëmijët. Dhe me gjithë frikën se mos gjenim trafik, në fakt rrugët e zgjeruara dhe përmirësuara ishin një surprizë e bukur dhe nuk u bllokuam askund (ndryshe nga ç’ndodh kur ikim ne Veri psh). Bukuritë natyrore ky i vend i ka, na i ka falur Zoti dhe besoj te gjithë jemi dakort që kemi një Rivierë fantastike, dhe gjithmonë e me tepër struktura hoteliere me kushte optimale; dhoma super design dhe restorante te hatashme; pashë me shumë opsione për çdo gjë, sporte uji, spa, shopping çdo gjë krahasuar me 3 vite më pare. Por në këto pak ditë këtu vura re që fatkeqesisht vetëm një gjë nuk ka ndryshuar dhe që është përtej luksit, varkave e carpacio-ve, rezidencave me 5 yje dhe plazheve me vibe mykoniane; teksa je duke pushuar me fëmijët e tu, miqte e tu apo thjesht duke kaluar rastesisht, ka gjithmone një pronar që i uleret një punonjesi dhe e trajton si kafshe, me nje fjalor te dhunshëm e ofendues si të ishte gjëja me normale. Dhe në ate moment, edhe pse asnjeri prej tyre se ka me ty (përkundrazi ty të respektojnë ne max) shija e keqe që të le nje debat absurd e banal me tone te larta në gjuhen amë, nga njerezit e vendit tend (se mbase te isha ne nje vend te huaj sdo më bënte aq pershtypje) të mbetet. Dhe fillon e pyet veten a do bëhemi ndonjehere? A do mund te respektojme ndonjehere njeri tjetrin? Jo ta duam; ta respektojme. Pronari punonjesin. Punonjesi pronarin. Klienti klientin ne shezllonin ngjitur. Skafisti plazhistet. Shqiptari shqiptarin. Nuk do ta bejne kete vend turistet italiane që kërkojnë Shqipërinë ku hahet lirë se njesoj do ankohen prap se e kane në gjak:) Ketë vend do ta bëjmë ne, por vetem nese respektohemi pak më shumë. Pak fare”, shkruan Arbana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE