E konfirmon prokuroria! Ja nga dolen te dhenat e pagave, 4 te arrestuar
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![E konfirmon prokuroria! Ja nga dolen te dhenat e pagave, 4 te arrestuar](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//e-konfirmon-prokuroria-ja-nga-dolen-te-dhenat-e-pagave-4-te-arrestuar.png)
Prokuroria e Tiranës e ka konfirmuar se të dhënat e pagave kanë dalë nga AKSHI edhe pse është mohuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Mësohet se një punonjëse e AKSHI ka shpërndarë informacionet tek njo koleg, i cili më pas i ka shitur në subjektet private.
Deri më tani janë arrestuar katër persona, dy specialistë IT në drejtorinë e tatimeve dhe dy punonjës në kompani private.
Prokurorja Elisabeta Imeraj u shpreh:
“Specialistja e IT e punësuar te AKSHI duke pasur akses në të dhënat personale ka hyrë duke marrë këto të dhëna personale dhe i ka shpërndarë te kolegu I saj i cili ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur këtyre subjekteve. Punonjës të caktuar kanë arritur të shfrytëzojnë detyrën e tyre. Prokuroria vazhdon hetimet intensive, Sekuestrimi është bërë në drejtorinë e tatimeve dhe në DPSHTRR pas daljes së listës së targave. Duke pasur parasysh faktin që një veprimtari e tillë ka disa muaj që zhvillohet që nga skandali i patronazhistëve, prokuroria janë në funksion të plotë me veprime të plota.”