E thotë shkenca, ja mosha më e stresuar sipas studimeve të fundit!
Sado që mendojmë se stresi rritet me rritjen e moshës, duke qenë se secili prej nesh mendon më shumë për vitet që kalojnë dhe mundësitë që pakësohen me kalimin e kohës, e vërteta është se nuk është kështu. Sipas një studimi, ndërsa rritemi në moshë, stresi zvogëlohet, edhe nëse faktorët shfaqen vazhdimisht.
Në mënyrë më të detajuar, studimi në fjalë vlerësoi rezultatet e monitorimit të personave të moshës 25 deri në 74 vjeç për një periudhë 20-vjeçare, nga viti 1995 deri në vitin 2015. Ajo që doli ishte se ditët me stresin më të madh ishin më shumë tek 25-vjeçarët, pothuajse gjysma, krahasuar me 70-vjeçarët, pothuajse 1/3.
Sipas hulumtimit, përveç ditëve kur u vu re se mbizotëronte stresi, për të moshuarit doli se ishin më pak të prekur, pavarësisht sfidave që mund të shfaqen pas të 60-ave. Megjithatë, duhet theksuar se studimi nuk përfshinte faktorin e rëndësishëm të koronavirusit, i cili u shfaq 5 vjet më vonë, që do të thotë se rezultatet më të reja mund të anojnë.