“Infektivi, masa përgatitore për sezonin vjeshtë-dimër”/ Manastirliu: Sigurohen 270 mijë vaksina ndaj gripit!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Infektivi, masa përgatitore për sezonin vjeshtë-dimër”/ Manastirliu: Sigurohen 270 mijë vaksina ndaj gripit!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik dhe mjekët e Spitalit Infektiv në QSUT, kanë folur për masat parapërgatitore nga strukturat përkatëse shëndetësore për sezonin vjeshtë-dimër.

“Po ndjekim një plan masash, i cili tashmë është futur në planin e masave kombëtare, të përvitshëm, sa i përket mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Kemi marrë masat sa i përket forcimit të rrjetit të survejancës, shtrirjes së sistemeve dixhitale që i përkasin aspekteve të monitorimit, situatës epidemiologjike dhe vaksinimit”– tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se janë siguruar 270 mijë vaksina ndaj gripit për të gjitha grupet e riskuara.

“Për sa i përket këtij viti, masat janë marrë që të kemi 270 mijë vaksina të gripit, të cilat janë të targetuara për popullatën e riskuar dhe ISHP është duke punuar për të garantuar që menjëherë me fillimin e sezonit të vjeshtës, ne të kemi edhe vaksinat kundër gripit”– tha Manastirliu.

Prof. Silva Bino, Shefe e Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP ka apeluar qytetarët për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

“Ne vëmë re që vaksina ka efektivitet, por i rëndësishëm është doza përforcuese, sepse pas një kalimi kohe efektiviteti zbehet dhe natyrisht të gjithë personat mbi 60-vjeç këtë stinë të vaksinohen njëkohësisht ndaj gripit dhe ndaj COVID dhe kjo është mbrojtja më e mirë që përdor gjithë bota” – tha Bino.

Prof. Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë Infektive dhe prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv theksuan rëndësinë e vaksinimit kundër gripit dhe Covid19.

Bazuar në planin vjeshtë-dimrit është siguruar vaksinimi falas ndaj gripit për grupet e riskuara për 270 mijë qytetarë, ndërkohë që furnizimi me vaksinën ndaj COVID19 vijon. Spitali Infektiv është ne gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate. Përsa i përket masave të tjera kanë të bejnë me përmirësimin më tej survejancës, këtë vit do të shtohet edhe procesi i seguencimit, gjithashtu është në përfundim edhe krijimi i sistemit të ri dixhital të vaksinimit, i cili do të menaxhojë më mirë gjithë procesin e vaksinimit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65262 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE