Veprimi i saj me flamurin u komentua mjaft në rrjet, tashmë edhe mediat serbe kanë diçka për të thënë për Rita Ora-n!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veprimi i saj me flamurin u komentua mjaft në rrjet, tashmë edhe mediat serbe kanë diçka për të thënë për Rita Ora-n!

Performanca e Rita Ora-s në Hungari me flamurin serb në krah vazhdon dhe komentohet dhe kritikohet nga ndjekësit. Këtë herë, edhe media serbe ka bërë shkrime të shumta mbi qëndrimin që kanë lidhur me këtë ngjarje.

‘KËTIJ PERSONAZHI I JEPNI PENSION KOMBETAR, Rita Ora me flamurin serb’- ka qenë nisja e një prej artikujve të medias “Alo.rs”, për të nënkuptuar se këngëtarja është ambasadore e Kosovës dhe për kërkesën e faljes paguhet nga shteti. Edhe mediat e tjera shkruajnë se si këngëtarja u detyrua t’i kërkojë falje shqiptarëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Më tej ata përmendin edhe rastet kur jo vetëm Rita por edhe Dua me Bebe-n kanë performuar me flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në media shkruhet:

Më parë, Rita së bashku me koleget e saj Dua Lipa dhe Bebe Rexha provokuan në performanca duke treguar shqiponjën dykrenare, e cila përfaqëson ‘Shqipërinë e madhe’ dhe tani, falë një vizitori të koncertit që shtoi një flamur serb për të, ajo duhej t’u kërkonte falje bashkatdhetarëve.

Rikujtojmë se, fansi në fjalë i quajtur Borivoje, ka folur në një intervistë dhe ka shprehur përshtypjet e tij lidhur me ngjarjen. Borivoje, siç ka shpjeguar vet është hungarez, por duke qenë se është fëmijë që vjen nga një martesë e përzier, nëna e tij është serbe dhe babai i tij hungarez, e ka sjellë flamurin në koncert. Siç zbuloi Borivoje, ai nuk ia dha flamurin, por ajo e mori vetë dhe u mbulua, gjë që e habiti edhe atë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65778 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE