50 Cent hedh mikrofonin në publik gjatë koncertit të tij, lëndohet rëndë fansja!
Mbrëmjen e së mërkurës, gjatë një performance në Los Angeles, 50 Cent hodhi një mikrofon në publik dhe pamjet nga koncerti filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale. Ai pati probleme me mikrofonin gjatë interpretimit dhe iu desh ta ndërronte disa herë. Pasi mikrofoni nuk punoi, reperi i nevrikosur e hodhi atë në publik.
Videoja tregon se artisti i ndërron mikrofonat dhe më pas me inat e hedh njërin në audiencë, ndërsa dyshohet se në publik ka goditur në kokë një grua. Megjithëse videoja nuk tregon se ku përfundoi mikrofoni, mediat e huaja raportojnë se e ka goditur në ballë spikeren e radios Power 106, Bryhana Monegain.
Mediat amerikane raportojnë se ajo ishte gjakosur dhe kishte pësuar lëndime në kokë, kurse videoja i ka zemëruar fansat. Ndërkaq, mediat kanë siguruar fotografitë e saj pas lëndimit dhe ndërhyrjes së mjekëve, të cilët i është dashur t’ia qepin plagën.