Ardit Çuni fiton papritur shumën marramendëse të parave në rrugët e Londrës
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ardit Çuni fiton papritur shumën marramendëse të parave në rrugët e Londrës](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/09//ardit-cuni-fiton-papritur-shumen-marramendese-te-parave-ne-rruget-e-londres.jpg)
Artisti shqiptar Ardit Cuni ka udhëtuar drejt Londrës për të ndjekur nga afër koncertin e Jessie J.
E teksa ndodhej në rrugët e qytetit duke ecur, fati ndodhej në anën e Arditit.
Rastësisht ai është takuar me personazhin e njohur të Tik-Tok, Adam Abraham ose sic njihet ndryshe “Bilioneri i Tik-Tok-ut”.
Adam kishte dalë rrugëve të Londrës, me mikrofonin në duar për të zhvilluar një lojë.
Në mënyrë rastësore ai ndalonte njerëz në rrugë dhe ata duhet të këndonin një këngë që lidhej me fjalën që Adam ju thoshte. Në rast se ata e realizonin lojën me sukses, fitonin një dhuratë luksoze me një vlerë prej 220,000 dollarë.
Adam i cili e njihte Arditin përmes televizionit, i zgjodhi fjalën “humb” dhe menjëherë artisti shqiptar nisi të këndojë pikërisht këngën hit të Jessie J “Who you are” e cila përfshin fjalën “lose”.
Kështu Arditi u bë fitues i një ore me vlerën që thamë më lartë.
Teksa merrte dhuratën e tij, këngëtari shqiptar u shpreh se me vlerën e orës mund të realizojë një album të tërë.
https://vm.tiktok.com/ZMYyR2LHa/