Charlize Theron ende pendohet për këtë trend të viteve ’90…

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Charlize Theron ende pendohet për këtë trend të viteve ’90…

Aktorja e njohur, Charlize Theron, ka treguar së fundmi se është duke u rikuperuar ende nga trendi kozmetik i viteve ’90. Në një intervistë të bërë së fundmi, ajo u ankua për trendin e vetullave të holla që mbretëronte asokohe dhe tha se ende disi po e merr veten nga kjo.

Vetullat tepër të holla dhe të harkuara ishin një nga tendencat më të njohura kur aktorja filloi karrierën gati tri dekada më parë. Në atë kohë, shumë yje, si Kate Moss, Pamela Anderson, Christina Aguilera e Jennifer Lopez, ndoqën trendin e vetullave të holla dhe ky trend u kthye sërish në modë, kur modelja Bella Hadid vendosi ta ndryshojë ‘look-un’ e saj.

Megjithatë, Theron ka vendosur që nuk do t’i ndjekë më trendet dhe se dëshiron të plaket natyrshëm dhe se nuk do ta ndryshojë më kurrë në mënyrë drastike pamjen e saj për role të reja. Ajo iu referua edhe kritikave të shumta që merr çdo ditë për shkak të pamjes së saj. 48-vjeçarja është shprehur:

Fytyra ime po ndryshon dhe më pëlqen që po ndryshon dhe po plaket. Njerëzit mendojnë se kam bërë një lifting të fytyrës, por plakja nuk do të thotë se kam bërë operacione plastike.

Rikujtojmë se, aktorja e njohur, Charlize Theron është rikthyer për filmin e ardhshëm ‘Fast and Furious 10’. Përmes rrjetit social, Instagram, Charlize ndau fotot e para nga seti i ‘Fast X’, pjesa e 10-të e ekskluzivitetit ‘Fast & Furious’. Në të parën nga dy imazhet bardh e zi, Theron qëndron me krahët e saj të kryqëzuara ndërsa në të dytën, ajo qëndron mes disa anëtarëve të stafit, me sytë e mbyllur. Ndërkaq, Theron ka shkruar:

Ajo është kthyer, njerëz.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE