E fshehur në dollap, modelja shqiptare tregon se një person me armë sulmoi në shtëpinë e saj
Xhesika Berberi ka postuar një video në Instastory, në të cilën tregon disa momente frike, ku një person ka qëlluar me armë në ndërtesën ku ajo banon.
E fshehur në dollap, Xhesika u tregon njerëzve ngjarjen dhe thotë se që prej mëngjesit, në ndërtesë ka helikopterë dhe kaos, ndërkohë, personi që ka qëlluar me armë, ndodhet ende në ndërtesë, në momentin që ajo poston në Instagram.
“Aktualisht jam duke u fshehur në dollap, sepse ka pasur një sulm me armë në ndërtesën ku banoj dhe personi është fshehur brenda ndërtesës, i armatosur. Ka shumë helikopterë, nuk e di nëse i dëgjoni sepse jam në dollap, por (situata) ka qenë kështu që kur u zgjova në mëngjes. Është çmenduri dhe e frikshme. Qëndroni të sigurt të gjithë!”, thotë ajo në video.
Më pas, përmes një tjetër postimi në Instastory, njofton njerëzit se është e sigurt dhe gëzon shëndet të plotë:
“Jam e sigurt dhe e shëndetshme! Policia erdhi dhe më evakuoi. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkujdesin tuaj”, shkroi modelja.
Xhesika Berberi prej vitesh jeton në New York, vijon karrierën si modele dhe shpesh ndan me ndjekësit përditshmërinë e saj, por mund të themi se kjo përvojë ishte goxha e frikshme, por fatmirësisht, modelja është e sigurt.