Eksportuesit kërkojnë masa… Ja letra e re e autoriteteve kundër zhvlerësimit të euros!
Eksportuesit i kanë dërguar një letër te dytë kryeministrit Rama. Ata kërkojnë harmonizimin e politikave fiskale me ato monetare. Qeveria dhe Banka e Shqipërisë duhet të bëhen bashkë për të zbutur efektet e mbiçmimit të lekut shprehen ata. Kështu në paketën e re të masave që ata i kanë propozuar ekzekutivit përfshihen nisma si deeuroizimi i ekonomisë, luftimi i parasë informale dhe që qarkullon jashtë bankave, vendosjen e një kufiri tavan për shumat që mund t’i lejohet këmbimi në pika valutore.
Ata gjithashtu kërkojnë që të rishikohet regjimi i kursit të këmbimit, për ta bërë atë nga të lirë në gjysëm të lirë, që nënkupton vendosjen e fashave ku mund të luhatet leku. Nga krahu tjetër eksportuesit kërkojnë nga qeveria subvencion për humbjet që kanë pësuar në periudhën e zhvlerësimit. Sipas tyre duhet që fitimet e tepërta e të importuesve ne këtë periudhë t’u rialokohen me qëllim mbulimin e humbjeve. Ata gjithashtu kërkojnë ngrirjen e pagesave të tatim fitimit për vitin 2023. Euro ka fituar disa pikë javën e fundit në kursin valutor duke arritur ne 109 kundrejt lekut, ndërsa më herët gjatë gushtit arriti më nivele minimale pranë kufirit të 100 lekëve.
Letra e eksportuesve
Muajin e kaluar, eksportuesit kërkuan nga Banka Botërore, Fondi Monetar dhe BERZH-i asistencën e teknikës për të përballuar goditjen nga zhvlerësimi i euros si vlerë dhe përgjigje për vlerësimin e vlerësuesve të vërtetë të shpejtë të euros. Ata thonë se janë në limitet e dallimeve të tyre janë vlerat e euros në shifrën e 100 milionë eurove. Bizneset eksportuese dhe prodhuese kanë paralajmëruar se zhvlerësimi i euros po i dërgon drejt falimentit.