J.Lo bën të njëjtën gafë si partnerja e Ronaldo-s, Georgina e bën virale në rrjet
Në sfilatën më të fundit të modës së “Dolce & Gabbana” në Venecia, Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen për veshjen e saj: një dizajn i përbërë nga një crop top stoli, pantallona shumëngjyrëshe me bel të lartë dhe një pelerinë të mrekullueshme smeraldi.
Deri këtu gjithçka ishte mirë, por një detaj mori vëmendjen e të gjithve, madje edhe të partneres së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Epo, JLo harroi të hiqte etiketën nga veshja e tij dhe kjo, siç pritej, mori komente të shumta në rrjetet sociale.
Edhe pse Georgina nuk ishte e pranishme në “Dolce & Gabbana Fashion Show 2021”, ajo ishte e ftuar një vit më parë. Në atë kohë Rodríguez gjithashtu ‘harroi’ të hiqte etiketën nga veshja e saj. Ashtu si, JLo edhe Georgina pushtoi mediat në 2020.
E teksa një vit më parë nuk reagoi, pasi “gafa” e saj u përsërit, bukuroshja argjentinase vendosi ta kthejë në “tendencë” këtë gjë. Ajo publikoi në Instastory foton e Jennifer në Venecia këtë vit dhe një foto të sajën në 2020. Foton e shoqëroi me shkrimin “Venecia 2020 / Venecia 2021”, të cilit i shtoi hashtagun “Trendi i Venecias”.
Në një kohë kur Cristiano sapo la Juventusin për tu bashkuar me Manchester United, Georgina tashmë duket se ndjen një nostalgji për Italinë që është djepi i shtëpive të modës më të mira në botë. Sakaq, vlen të përmendet se Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana morën vëmendjen e të gjithë botës këtë javë me shfaqen e tyre dhe detaje të tilla si etiketa e JLo ia shtuan lezetin.