Lidhja mes Getinjos dhe Vivien ka marrë fund, zbulohet sherri që solli ndarjen
vovalbania
September 01, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Reperi Getinjo dhe Vivien Thano i dhanë fund lidhjes së tyre pak javë më parë.
Ata e nisën romancën e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” dhe e vazhduan edhe jashtë por mesa duket nuk zgjati shumë.
Emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme i ka cilësuar si të vërteta thashethemet që qarkullojnë në rrjet, për një ndarje të mundshme mes tyre.
Duket se shkas për këtë janë bërë debatet e vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së “përbashkët”.
“Prive” raporton se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të ditëlindjes së 30-të të Getinjos. Arsyeja e këtij konflikti, mbetet sërish mister.