Moderatorja e njohur shqiptare rrefehet si asnjehere me pare, “I dashuri me tradhetoi, kusherirat me vodhen, dua te hakmerem”
Gazetarja e sportit tashmë në ekranin e RTSH-së, Lei Kraja, pas shumë intervistave ku prezantohet si vajzë e hapur dhe ekstavagante, ka shfaqur anën e saj të konservatorzimit, edhe pse është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një diskutim shumë interesant online me ndjekësit e saj, ajo iu drejtoi të gjithëve pyetjen:
“Cila është gjëja që nuk do e falnit te një person”
Duke u bazuar te përgjigjet e të tjerëve, ajo zbuloi edhe të pathënat e saj. Kur dikush shprehu faktin që ka bezdi partnerin që ndjek të tjera vajza në ‘Instagram’, ndërkohë që është një lidhje serioze, Lei pranoi se ajo vetë i vëzhgon profilet dhe nuk toleron. Gjithashtu, si shumë as moderatorja nuk e fal tradhtinë.
Ndërsa me një detaj, mbase për një lidhje të shkuar, Lei na tregoi që nuk fal, nuk harron, por edhe hakmerret.
Por historia më e papritur ishte ajo me vjedhje. Lei rrefeu se e kanë vjedhur kushërirat dhe këtë veprim nuk e toleron aspak.
E pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, Lei zgjodhi të mos flasë, duke publikuar vetëm pyetjen pa një përgjigje.
“Flirt kemi, por … publicitet. Jam romantike, e pres kafen në shtrat, dua të përkëdhelem. Nëse jo, më mirë vetëm. Kush tha që jam vetëm?! Jetën private e kam thënë nuk e zbuloj, por kur të martohem do ta tregoj”, thotë ajo.