Nuk do ta besoni! Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ rrëfen se ka bërë operacion plastik (video)
vovalbania
September 01, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Argjend Rraci, ish-konkurrent i ‘Për’puthen 3’ ka rrëfyer në një intervistë për ‘Prive’ se ka bërë operacion hundën para 2 vitesh dhe nuk kishte kompleks ta pranonte këtë gjë.
Ai gjithashtu foli për Ritvanën, të cilën nga nota 1-10 e vlerësoi me 10 si gënjeshtare. Argjendi nuk preferoi të fliste se çfarë ka ndodhur mes atij dhe saj në shtëpinë e tij, pasi janë gjëra private.
Ky është versioni i Argjendit pasi Ritvana mohoi kategorikisht se ka qenë në shtëpinë e tij.
Argjendi tregoi se vajza me të cilën është në lidhje është nga Kosova.
Ish-konkurrenti tha për ‘Prive’ se puna e parë që ka bërë është pjatalarës. operacion
Kujtojmë se Argjendi rrëfeu në program se ishte larguar nga familja në moshën 15-vjeçare për të punuar, pasi vjen nga familje me probleme ekonomike. Ai tregoi se nuk ka një diplomë dhe se nuk e ka vazhduar shkollën, por kjo nuk e ka penguar të ecë përpara në jetë.