Si ta kuptoni nëse dikush ka qenë pjesë e jetës suaj të mëparshme
A ju ka ndodhur të takoni ndonjëherë dikë dhe të ndjeni një lidhje aq të fortë me të, pavarësisht se po e shihni për herë të parë? Ky fenomen njihet ndryshe si sinergjia mes dy të huajve, por nëse besoni tek jetët e shkuara, mund të pranoni dhe shpjegimin tjetër. Ka gjasa, që ky njeri më të cilin ndiheni shumë familjar edhe pse keni fare pak që e njihni, të ketë qenë shumë i lidhur me ju në një kohë apo vend krejt tjetër.
Shumë njerëz që merren me spiritualitetin apo ndodhitë telepatike, besojnë se ne edhe në këtë jetë kemi lidhje me vende, njerëz apo kafshë me të cilët kemi patur një raport të caktuar në jetën e mëparshme. Nëse e besoni këtë teori, me siguri do të doni të kuptoni se si mund ta dalloni nëse një njeri ka qenë në jetën tuaj të mëparshme apo jo.
1. Përputhja astrologjike
Lidhjet e jetës së shkuar mund t’i shihni më qartë përmes astrologjisë. Një degë e astrologjisë, e quajtur sinastria përdoret zakonisht kur doni të shihni sa mundësi romantike kanë dy partnerë me njëri tjetrin. Një astrolog i zoti dhe me përvojë do ta dijë se çfarë të dhënash kozmike duhet të analizojë për të parë nëse partneri yt ka qenë pjesë e jetës tënde të mëparshme.
2. Besoji ndjesive kur takon dikë
Eshtë një mënyrë edhe më e thjeshtë sesa analiza astrologjike. Shih me kujdes si ndihesh kur e takon atë për herë të parë. Nëse një pjesëtar i grupit është pikërisht ai që të shkakton një ndjesi të veçantë me siguri lidhja juaj është e vjetër. Prania e tyre të shkakton një ndjesi të çuditshme (për mirë ose keq) sepse në jetën e shkuar keni patur një raport të caktuar.
Sipas ekspertëve edhe “dashuria me shikim të parë” është në fakt “dashuri me kujtim të parë” sepse ti dhe ai mund të keni qenë bashkë në një jetë tjetër.
3. Tërhiqeni nga njëri-tjetri në mënyrë të pashpjegueshme
“Shpirtrat binjakë” ose (njerëzit që keni patur në jetën e shkuar) mund të vijnë në jetën tuaj në forma të ndryshme: si miq, fqinjë, partnerë apo motër ose vëlla. Kjo do të thotë se ju keni ende “hesape të pambyllura” dhe duhet të mësoni akoma gjëra nga njëri tjetri. Asnjë takim nuk është aksident. Ka gjithmonë një arsye, e dimë apo jo.
4. Dinamika e lidhjes suaj është konfuzuese
Ndonjëherë ndiheni sikur merrni role të kundërta në një raport. Përshembull, nëse ti dhe nëna jote keni qenë bashkë në një jetë të shkuar, rolet janë ndërruar (ti mund të kesh qenë prindi dhe ajo fëmija). Kjo shkakton shpesh konfuzitet në rolet që keni sot. Nëse e gjen veten duke thënë se “ndonjëherë të duket sikur je ti mami dhe ajo vajza”, konsideroje si shenjë.
5. Koha nuk ekziston kur jeni bashkë
Disa miqësi zgjasin përgjithmonë. E keni parasysh atë shokun me të cilin mund të keni vite pa folur, por kur flisni apo takoheni nuk ka ndryshuar asgjë mes jush? Jeni po aq të afërt sa ju duket sikur dje ishte hera e fundit që u patë. Koha apo distanca nuk do të ndikojnë fare në marrëdhënien tuaj nëse keni qenë bashkë në jetën e mëparshme. Nëse është e thënë që të ritakoheni, jeta do t’ju sjellë gjithmonë pranë njëri tjetrit.