Telefonia celulare rënie krahasuar me vitin e kaluar

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Telefonia celulare rënie krahasuar me vitin e kaluar

[ad_1]

Numri i pajtimarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM shënoi një rënie prej 2.7 përqind krahasuar me një vit më parë në 3,169,950.

Gjatë tre muajve të parë të 2021 u realizuan 1.38 miliardë minuta thirrje dalëse, 135 milionë SMS u dërguan dhe përdoruesit mesatarisht konsumuan 5.15 GB internet në muaj, një rritje me 33 përqind krahasuar me të njëjtën periudhën vitin e kaluar.

Vodafone Albania vijon të mbetet operatori celular më i madh në vend me 1,36 milionë pajtimtarë sipas kartave SIM dhe 1,18 milionë përdorues aktivë të shërbimeve celulare. Operatori shënoi rënie në të dy vlera krahasuar me një vit më parë me 15.8 përqind dhe 0.1 përqind respektivisht.

One Telecomunications pati një rritje prej 18.4 përqind në numrin e pajtimtarëve sipas kartave SIM në 1,26 milionë dhe rënie të përdoruesve aktivë me 0.4 përqind në 986 mijë krahasuar me një vit më parë.

 

ALBtelecom kishte 541 mijë pajtimtarë sipas kartave SIM, 4.9 përqind më pak se një vit më parë dhe 424 mijë përdorues aktivë ose 3.4 përqind më shumë se një vit më parë.

Afro 30 përqind pajtimtarëve të Vodafone Albania janë me kontratë, ndjekur nga ALBtelecom me 22% dhe One Telecommunications me 19%. /PCWorld Albanian

[ad_2]

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE