Basha mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së, propozon të jetë kreu i grupit parlamentar!
Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’.
Kryetari i PD Lulzim Basha propozon që kur PD është në opozitë, kryetari i partisë së jetës edhe një herë kryetar i grupit parlamentar.
Në këtë mënyrë, Gazment Bardhi nuk mund të jetë në jetë me kryetar të grupit, pasi përplasjet që kanë pasuar me rikthimin e Bashës si kryetar. Sipas nenit 48, pika 3, kryetari i partisë mund të caktojë një nënkryetar të partisë për të marrë pozicionin e drejtimit të Grupit Parlamentar.
Ky është një nga vendimet që pritet të merret sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, me miratimin e statutit të ri.
“2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave. 3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, theksojmë nga neni 48.
Basha pak ditë më parë në një postim në Facebook tha se ky ndryshim vjen në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, duke zgjedhur reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike.
“Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve. Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”, ka shkruar Basha.